Zhbogar: Tribunali selinë në Kosovë, dëgjimi i dëshmitarëve jashtë
Prishtinë, 8 prill - Përfaqësuesi special i BE-së, Samuel Zhbogar, deklaroi se po kërkojnë një gjykatë speciale për deklaratat e raportit të Dick Martit, sepse kjo çështje i ka bërë dëm Kosovës, për këtë arsye kjo është për ta vërtetuar nëse ka ndodhur apo jo.
Ai në një intervistë ekskluzive për RTK-në, tha se EULEX-i ka ngarkuar një person për këtë cështje, pra do të jetë një gjykatë në Kosovë me disa zhvillime jashtë. ta kemi selinë në Kosovë, por dëgjimi i dëshmitarëve të bëhet jashtë vendit.
Po mundohemi ta heqim një re të zezë mbi Kosovën, pra të qartësohet cdo gjë rreth raportit të Dick Martin, që është i dëmshëm për Kosovën.
Zhbogar: Kosova do të ecë përpara në liberalizimin e vizave
Ai tha se BE ende nuk ka marr vendim për liberalizim dhe se Kosova duhet ti pëermbush edhe disa kritere, disa nga to i ka pëermbushur nga viti i kaluar. Kemi filluar hartimin e një raporti lidhur me këtë ceshtje që të dimë cka na ka mbetur pa bërë.
\"Institucionet na fajesojne se po e neglizhojme kete ceshtje dhe e trajtojne si politike, por ne po ecim drejt liberealizimit. Nuk mund ta them kur do të ndodh\".
Zhbogar foli edhe për mandatin e EULEX-it, që sipas ti,j duhet të vazhdojë, ai po ashtu foli edhe për bisedimet Kosovë-Serbi, që sipas tij duhet të vazhdojnë.