19 Janar 2025

Zhbogar takohet me përfaqësuesë të LB-së

Prishtinë, 14 prill - Sot, një delegacion i Lëvizjes për Bashkim i përbërë nga deputetët Aurora Bakalli, Agim Kuleta dhe Sekretari i Përgjithshëm Valon Murati, u prit nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Në këtë takim z.Zhbogar e njoftoi delegacionin e LB-së mbi bisedimet që po bëhen për vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe krijimin e Gjykatës Speciale për hetimin e krimeve të supozuara që dalin nga raporti i Dick Martit i Këshillit të Evropës.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Lëvizjes për Bashkim e njoftuan Zhbogar se LB nuk ka ndonjë vërejtje rreth vazhdimit të mandatit të EULEX-it edhe për dy vite, por se ka dyshime serioze për domosdoshmërinë e krijimit të Gjykatës Speciale, duke e konsideruar se edhe hetimet dhe gjykimet e krimeve të supozuara nga raporti i Dick Martit do të duhej të realizoheshin në kuadër të kompetencave ekzekutive që EULEX-i ka pasur në Kosovë.

Gjithashtu, nga z.Zhbogar u kërkua të sqarohet edhe çështja e mandatit të kësaj gjykate, përkatësisht, se a do të jetë ky mandat i kufizuar vetëm me rastet e supozuara në raportin e Dick Martit apo ekziston mundësia që më vonë të zgjerohet edhe në raste tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)