21 Janar 2025

Zhbogar: Statuti për Asociacionin të përgatitet sa më shpejt

Prishtinë, 24 dhjetor - Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka marrë parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka të bëjë me vlerësimin e parimeve për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

Samuel Zhbogar ka marrë parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka të bëjë me vlerësimin e parimeve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe pret që të gjitha palët ta respektojnë këtë vendim ashtu që akti ligjor i Qeverisë së Kosovës për zbatim të kësaj Marrëveshjeje dhe Statuti pasues të përgatiten sa më shpejtë që është e mundur.

Sipas një komunikate të zyrës së BE-së në Kosovë, Gjykata Kushtetuese është shprehur se Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe do të krijohet siç parashihet me Marrëveshjen e Parë, në përputhje me Kushtetutën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)