17 Janar 2025

Zhbogar shpjegon punën e EULEX-it

Prishtinë, 25 korrik - Samuel Zhbogar, Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, ka përcjellë me interesim të madh debatin parlamentar që u zhvillua sot lidhur me mandatin e EULEX-it.

Ai, përmes një komunikate për media, ka thënë se BE përshëndet çdo debat demokratik në Kuvendin e Kosovës dhe, sipas tij, ky organ i ka kushtuar vëmendje edhe debatit të sotëm për të arriturat në të kaluarën dhe mandatin e ardhshëm të EULEX-it.

“Shtetet anëtare të BE-së u janë përgjigjur kërkesës së Kosovës për asistencë dhe janë pajtuar që të ofrojnë një Mision të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, për të ndihmuar ndërtimin dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, për të mbështetur një demokraci funksionale dhe për t’i ndihmuar Kosovës në proceset e saj evropiane”, ka thënë Zhbogar.

Zhbogar thekson se BE, në partneritet me Kosovën, kemi shtruar një rrugë të gjatë, dhe tani Policia e Kosovës, sipas tij, po i gëzon sukseset reale në luftimin e krimit të organizuar; doganat e Kosovës po i menaxhojnë taksat në pikat kufitare në mënyrë të pavarur.

“Ne të gjithë jemi angazhuar në ndërtimin e një gjyqësori të pavarur në shqyrtimin e rasteve të vështira gjyqësore, dhe zvogëlimi i përgjithshëm i radhëve të gjata në Merdare është një dëshmi e suksesit të IBM-së. Kosova është gati të nisë negociatat për MSA dhe ne jemi së bashku duke diskutuar udhërrëfyesin për viza”, thekson Zhbogar.

Ky progres, sipas Shefit të BE-së në Kosovë, duhet të vazhdojë dhe BE-ja vazhdon të diskutojë zhvillimin e mbështetjes së saj me homologët e saj kosovarë.

“Përderisa Kosova dhe BE-ja janë pajtuar në shkëmbimin e tyre të lerave për EULEX-in, gjë që është ratifikuar në Kuvend në shtatorin e vitit të kaluar, ne duhet të bazojmë vendimet tona në një vlerësim të përbashkët të rrugës që kemi trasuar dhe asaj që e kemi përpara. Kjo është mënyra më e mirë për të siguruar pakthyeshmërinë e partneritetit BE-Kosovë”, tha Zhbogar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)