02 Maj 2024

Zhbogar: Serbia e Kosova së shpejti komunikojnë pa ndërmjetësues

Prishtinë, 11 dhjetor - Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar në një intervistë për Radio Kosovën ka thënë se Serbia dhe Kosova së shpejti do të fillojnë të komunikojnë direkt, pa ndërmjetësues dhe të zgjidhin problemet e tyre.

Për këtë ai ka theksuar se kanë në mes zotimin e Përfaqësueses së lartë për politikë të Jashtme, Cathrine Ashton se do te vazhdoj të mbetet ndihmues në bisedimet e dy qeverive derisa të sheh se kjo po shpie diku dhe po jep rezultate.
 
Samuel Zhbogar ka paralajmëruar ditë më të mira për bisedimet e dy kryeministrave të Serbisë dhe Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën në ditën kur ka filluar zbatimi i marrëveshjes për menaxhim të integruar të kufijve, Zhbogar ka thënë se përtej mosbesimit dhe shqetësimit të njerëzve bisedimet po japin rezultate.

Ai ka përmendur marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufijve për të cilën ka thënë se po i hap kufijtë. Megjithatë ai ka thënë se rreth çështjeve doganore mbetet të diskutohen disa modalitete në nivel ekspertëve.

“Të dy kryeministrat ishin të etur për të ndryshuar këtë ‘status quo’ e cila është negative për Kosovën dhe Serbinë dhe përfundimisht jo e mirë për njerëzit sidomos ata që jetojnë në veri. Kështu që të dy liderët e kapën momentin dhe treguan pak lidership. Dhe tani kur flasim për raundin tretë të takimit ne po shohim disa rezultate”, ka theksuar ai.

Zhbogar i ka bërë një premtim kryeministrit Thaçi se do të qartësoj se nga kanë rrjedhur bisedat e përgjuara telefonike të bëra nga EULEX-i për nevoja hetimi të një rasti korrupsioni.

“Më vjen keq që ndjenjat e shumë njerëzve janë prekur, veçanërisht ata që nuk kanë të bëjnë me hetimet. Por nuk ka pasur rrugë tjetër për EULEX-in veçse t’ua japë ato incizime mbrojtësve dhe gjykatës. I premtoj kryeministrit se do ta qartësojmë këtë situatë. Unë nuk besoj, dhe këtë po e thonë edhe raportet, që kjo ka rrjedhur nga EULEX. Megjithatë, përgjimet janë bërë nga EULEX, ashtu siç duhet të jetë”, ka thënë Zhbogar.

Ai i ka kujtuar megjithatë kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë se çfarë është ndërhyrje në punën e gjyqësorit pas reagimeve në rastin Limaj.

“Ndërhyrja nuk është vetëm ndonjë presion i fshehtë ndaj drejtësisë, apo kërcënimi ndaj gjykatësve ose prokurorëve. Ndërhyrje paraqesin edhe deklaratat që kundërshtojnë procedurën ligjore apo që nuk respektojnë vendimet e gjykatës apo ato që vënë në dyshim procedurat dhe vendimet e gjykatës. Kjo gjithashtu është ndërhyrje”, ka thënë Zhbogar.

Zhbogar ka folur gjithashtu me bindje se BE së shpejti do të jetë gati të filloj negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Kosovën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)