19 Janar 2025

Zhbogar,: Së shpejti raporti për vizat

Prishtinë, 3 prill - Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se së shpejti do të dalë raporti i dy misioneve vlerësuese të Komisionit Evropian (KE) për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

Ai ka thënë se raportet do t’i shërbejnë Qeverisë për t’i ndërmarrë reformat e nevojshme, deklarata këto të bëra gjatë lansimit të projektit “Fuqizimi i kapaciteteve për hetime penale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, projekt ky i Binjakëzimit në mes të Republikës së Kosovës, Gjermanisë dhe Hungarisë.

Samuel Zhbogar  është shprehur  se raporti i dy misioneve vlerësuese të BE-së, për udhërrëfyesin e liberalizmit të vizave do t’i përshkruajë të arriturat dhe dobësitë në pesë blloqet kryesore që lidhen me këtë çështje. “Do të vë bazat për punën e mëtutjeshme dhe reformat që do të ndërmerren nga Qeveria e Kosovës, nga binjakëzimi, nga zyra e jonë, nga EULEX-i, vetëm për ta mbështetur Qeverinë e Kosovës në mënyrë që të udhëtohet pa regjim të vizave”, ka thënë Zhbogar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)