Zhbogar: Presim të kalohet sa më shpejt një ligj i drejtë i amnistisë
Prishtinë, 5 qershor - Zyra e informimit e Bashkimt Europian në Kosovë ka bërë të ditur se Samuel Zhbogar, shef i Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë e ka ndjekur me interesim të madh debatin parlamentar dhe votimin e Ligjit pë r Amnisti.
\"Bashkimi Evropian e thekson rëndësinë e miratimit të Ligjit për Amnisti në mënyrë që të vazhdohet me implementimin e marrëveshjes së parë për normalizimin e marrdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë \".
\"Ne i kuptojmë shqetësimet e shprehura gjatë debatit parlamentar dhe i vlerësojmë ato si një kontribut të rëndësishëm për versionin e përmirësuar të ligjit.\"
\"Ne presim nga të gjitha palët përgjegjëse që të jenë në gjendje të pajtohen për ndryshimet e nevojshme në mënyrë që të kalohet sa më shpejt një ligj i drejtë dhe transparent i amnistisë\".