Zhbogar: OSBE veproi drejt
Prishtinë, 21 nëntor - Vendimi i OSBE-së për të numëruar votat e Mitrovicës veriore në Fushë- Kosovë, ka qenë i drejtë. Kështu mendon përfaqësuesi special i BEsë në Kosovë, Samuel Zhbogar.
Ai ka thënë se OSBE ka vepruar në përputhje me vlerësimin e sigurisë dhe për këtë nuk ka kurrfarë dyshimi në rregullshmërinë e procesit zgjedhor.
Në një intervistë për gazetën \"Politika\" të Beogradit, Zhbogar tha se beson se KQZ, para vendimit përfundimtar që materiali zgjedhor nga rivotimet në Mitrovicën veriore të transferohet në Qendrën për numërim në FushëKosovë, ka marrë parasysh vlerësimet e sigurisë si nga Policia e Kosovës ashtu dhe nga ajo e EULEX-it. /