Zhbogar: MSA, hap i rëndësishëm mes BE-së dhe Kosovës
Prishtinë, 30 prill - Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se miratimi i Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim me Kosovën nga ana e Komisionit Evropian shënon një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.
Tani mbetet që Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian të pajtohen para se marrëveshja të mund të nënshkruhet dhe të hyjë në fuqi në fillimvitin 2016. Kur të hyjë në fuqi, MSA-ja do të jetë marrëdhënia e parë kontraktuale ndërmjet BE-së dhe Kosovës.\"
\"Një marrëveshje e tillë e fuqishme do të forcojë pozicionin e Kosovës në rrjedhat e përgjithshme të politikës së BE-së për Ballkanin Perëndimor, ka thënë Zhbogar, njëherësh përfaqësues special i BE-së në Kosovë.