Zhbogar mirëpret vendimin e Kuvendit të Kosovës për EULEX-in
Prishtinë, 7 shtator - Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Kosovë dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, mirëpret vendimin e Kuvendit të Kosovës për EULEX-in.
\"E përshëndes vendimin e sotëm të Kuvendit të Kosovës për të vazhduar partneritetin e ngushtë midis Kosovës dhe EULEX-it. Fuqizimi i sundimit të ligjit në Kosovë mbetet prioritet dhe objektivë e jona e përbashkët, dhe vendimi i sotëm do të na ndihmojë që ta arrijmë këtë edhe më shpejt, ka theksuar ai.
Sipas tij, mbështetja e fuqishme e Kuvendit ishte një konfirmim i angazhimit të Kosovës për të ardhmen e saj evropiane.
\"EULEX-i është pjesë e qasjes gjithëpërfshirëse të BE-së për Kosovën dhe në të ardhmen ne duhet ta mbjellim këtë së bashku edhe më vendosmërisht në proceset e Bashkimit Evropian. Inkurajoj Kosovën që të shfrytëzojë më së miri ekspertizën në dispozicion në kuadër të këtij misioni.\"
\"Në veçanti, kjo do të jetë e rëndësishme për plotësimin e kërkesave për dialogun për liberalizimin e vizave dhe studimin e fizibilitetit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Unë sinqerisht, këtë hap në këtë proces e konsideroj si dëshmi të besimit tonë në rritje dhe dëshmi të partneritetit tonë në interes të qytetarëve të Kosovës, ka deklaruar Zhbogar.