Zhbogar: Marrëveshja është edhe në interes të serbëve
Prishtinë, 30 prill - Prishtina dhe Beogradi duhet t\'u sqarojnë serbëve të veriut se marrëveshja është në interes të tyre ka thënë shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.
Shkalla e lartë vetëqeverisjes lokale, në të cilën arsimi, shëndetësia dhe kujdesi social do të financohen në mënyrë transparente duke respektuar ligjin, nuk shkojnë kundër interesave të serbëve në veri.\"
\"Ato shkojnë kundër interesave të atyre që janë pasuruar duke devijuar fondet apo atyre të cilët kanë marrë paga dhe ishin edhe në listën e pagave të kompanive fiktive, thotë Zhbogar në intervistën për të përditshmen Blic.
Ai theksoi se çfarëdo plani që serbëve u duket që është i imponuar dhe kundër interesave të tyre, është i destinuar të dështojë.
I vlerësoj përpjekjet dhe ndjenjën e detyrimit të autoriteteve serbe që këtë dimensionin të marrëveshjes dhe zbatimin e saj, tua shpjegojë bashkëkombasëve të tyre.
Edhe më i madh është detyrimi i autoriteteve të Kosovës, që të njëjtën marrëveshje, me të njëjtat argumente, tua shpjegojnë bashkatdhetarëve të tyre serbë në veri. Vetëm nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, dialogu i vërtetë do të vihet në jetë, thotë Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.
Në qoftë se ju e shikoni sot në nivelin e debatit publik për pika të caktuara të marrëveshjes, do të shihni se temat kanë hapur pyetje serioze të jetës së përbashkët të të dy popujve, si dhe gjithë rajonin, dhe kjo është rëndësia më e madhe historike e kësaj marrëveshjeje, ka theksuar Zhbogar.
Një fazë e madhe u kapërcye dhe përfundoi, dhe kursi evropian i Serbisë dhe Kosovës nuk do të ketë nevojë për fillime të reja, por vetëm vazhdim i udhëtimit, ka thënë Zhbogar, duke theksuar se është e qartë se askush nuk mund ta detyrojë Serbinë që ta njohë pavarësinë e Kosovës.