Zhbogar: Ka ardhur koha për dialog politik mes Kosovës e Serbisë
Prishtinë, 31 korrik - Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se tani ka ardhur koha për dialog politik mes Republikës së Kosovës dhe asajt të Serbisë.
Tani është koha që të normalizojmë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është koha që ky dialog të kalojë në një nivel politik. SHBA-ja dhe BE-ja kanë qëndrim të përbashkët në këtë çështje.\"
\"Kemi sinjale nga Beogradi, të cilat tregojnë se atje janë të gatshëm për këtë proces, ndërkohë që kemi sinjale që edhe Kosova është e gatshme për t`i hyrë këtij procesi që do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura ndërmjet dy vendeve ka thënë Zhbogar.
Ai ka shtuar se ky dialog do të jetë më shumë se sa një dialog vetëm për veriun. Do të jetë dialog që ka për qëllim gjetjen e zgjidhjes për të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë ka thënë Zhbogar.