Zhbogar ia dorëzoi kryetarit Krasniqi Studimin e Fizibilitetit
Prishtinë, 11 tetor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot në takim përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Samuel Zbogar, i cili ia dorëzoi Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës.
Duke e konsideruar këtë një lajm të mirë për Kosovën, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian potencoi prioritetet afatshkurtra që institucionet e vendit duhet ti përmbushin.
Kryetari Krasniqi shprehu gatishmërinë e Kuvendit të Kosovës për të përmbushur përgjegjësitë, në funksion të ecjes drejt integrimit evropian.
Zhbogar dhe kryeparlamentari Krasniqi potencuan se e ardhmja e Kosovës, sikurse e rajonit në përgjithësi, është në Bashkimin Evropian.