Zhbogar: EULEX-i nuk është i motivuar politikisht
Deklaratat e tij pasojnë reagimet e disa udhëheqësve kosovarë në lidhje me paraburgimin e deputetit Fatmir Limaj dhe tre të akuzuarve të tjerë në rastin Kleçka.
Parim themelor i çdo shoqërie moderne, demokratike është mosndërhyrja në proces gjyqësor. Gjykatësit veprojnë në mënyrë të pavarur, prokurorët veprojnë në mënyrë autonome dhe të akuzuarit janë të pafajshëm derisa të dëshmohet fajësia e tyre. Vendimet e prokurorëve dhe gjykatësve të EULEX-it kurrë nuk kanë qenë, nuk janë dhe nuk do të jenë të motivuara politikisht, thuhet në deklaratën e Zhbogarit.
"Ne të gjithë e dimë se në mënyrë që Kosova të ecë përpara në rrugën e saj drejt BE-së, sundimi i ligjit duhet të forcohet dhe të respektohet. BE-ja bashkë me të gjitha instrumentet e saj, përfshirë EULEX-in, është këtu për të ndihmuar."
"Unë e mbështes plotësisht EULEX-in në misionin e tij. EULEX-i dhe stafi i tij po ashtu mbështeten plotësisht edhe nga të 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian", ka thënë bogar.