Zhbogar: Cështja e veriut zgjidhet përbrenda Kosovës
Prishtinë, 11 prill - Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar tha sot në Prizren, se vrasja e fundit në veri të Mitrovicës, ka qenë tronditëse edhe për bashkësinë ndërkombëtare ndërsa ka kërkuar nga qytetarët gjakftohtësi.
Në lidhje me çështjen e veriut ai tha se ajo duhet të zgjidhet përbrenda Kosovës midis pushtetit vendor dhe qytetarëve që jetojnë atje.