20 Janar 2025

Zhbogar: Askush nuk bën të jetë mbi ligjin

Gjakovë, 22 maj - Ajo që po ndodhë me “Grupin e Drenicës” është për keqardhje sepse askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Në Kosovë duhet të mbizotërojë rendi dhe ligji, në mënyrë që të parandalojmë ndikimin negativ në të ardhmen e vendit.Këto komente i bëri Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar gjatë një vizite në komunën e Gjakovës .
 
“Ajo që po ndodhë në QKUK është për keqardhje, prandaj shpresoj që të respektohet në tërësi sundimi i ligjit. Nuk mund të bëhen negociata me sundimin e ligjit, sepse sundimi i ligjit është primar në çdo demokraci. Të gjitha institucionet që e zbatojnë ligjin duhet të funksionojnë si duhet. Nuk duhet të ketë dhe nuk duhet të lejojmë asnjëherë përjashtim për askënd”, tha ai.

Gjatë vizitës në komunën e Gjakovës, Zhbogar është pritur nga kryetarja e komunës Mimoza Kusari – Lila me të cilën biseduan për projekte konkrete që BE-ja me programet e saj do të japin për Gjakovën .

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar githashtu foli edhe për procesin zgjedhor të 8 qershorit, për të cilin tha se se prêt të mos përsëriten ato që kanë ndodhur në vitin 2010 por të jetë një proces me ndikim pozitiv për Kosovën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)