17 Janar 2025

Zharku, Hyseni e Maxhuni raportojnë para komisioneve parlamentare

Prishtinë, 18 tetor - Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Lutfi Zharku, Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni raportojnë sot para anëtarëve të komisioneve parlamentare përkatese.

Ministri Zharku do të raportoj para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri për zhvillimet në fushëveprimtarin e ministrisë, në realizimin e prioriteve në aspektin buxhetor për këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

Edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të raportoj para Komisionit për Integrime Evropiane.

Ndërkaq Drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)