Zgjidhja smund të gjendet në një takim
Prishtinë, 8 shkurt - Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogari, ka dalë me një deklaratë zyrtare për takimin që presidentja Atifete Jahjaga e ka mbajtur të hënën me liderët e partive më të mëdha politike në vend.
Ai ka thënë se zgjidhje për dallime të tilla komplekse politike nuk mund të gjenden në një takim të vetëm. BE-ja lavdëron presidenten e Kosovës, Atifete Jahjagën, dhe liderët e partive politike, të cilët erdhën së bashku sot për të filluar kërkimin për një zgjidhje të krizës aktuale politike, ka thënë ai.
Sipas tij, është e rëndësishme që liderët të vazhdojnë të operojnë në mënyrë evropiane për zgjidhjen e problemeve nëpërmjet dialogut dhe kompromisit.
Zhbogari ka deklaruar se stabiliteti politik është një parakusht për zhvillimin ekonomik, liberalizimin e vizave, procesin e normalizimit, si dhe zbatimin e reformave evropiane dhe Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).
Ne inkurajojmë presidenten dhe liderët politikë që ti vazhdojnë bisedimet deri sa të gjendet një zgjidhje, një zgjidhje e Kosovës që do të punojnë për popullin e Kosovës. BE-ja është e gatshme për ta mbështetur këtë proces, ka thënë Zhbogari.