16 Janar 2025

Zgjidhja për veriun jashtë kushtetutes nxitë trazira në vend

Prishtinë, 16 mars - Instituti Kosovar i Paqes (IKP), i shqetësuar me pasojat e mundshme për paqen në Kosovë apelon tek Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të mbështesin një zgjidhje për veriun e Kosovës që është në përputhje me frymën e Planit Ahtisaari dhe e cila  nuk e cenon rendin kushtetues të Kosovës.

Tejkalimi i një kornize të tillë sipas IKP-së dëmton rëndë kohezion social duke rrezikuar stabilitetin demokratik dhe radikalizmin e shoqërisë.

Instituti Kosovar i Paqes në një deklaratë për media ka theksuar se beson qe Plani Ahtisaari ofron autonomi të mjaftueshme për komunitetin serb në Kosovë dhe nuk ka nevojë për aranzhime të reja që mund të nxisin një valë të re të kërkesave për ndarje më të madhe të pushtetit në nivel rajonal.

"Zgjidhja për veriun e Kosovës,e cila bie ndesh me rendin kushtetues të vendit mund të jetë nxitëse e trazirave politiko-sociale", thekson IKP.

Një Kosovë fragjile, ndihmon në sforcim të tonit nacionalist dhe krijon hapësirë për rritjen e grupeve radikale.

Shteti i Kosovës është projekti më i rëndësishëm i paqes në Ballkan, dhe avancimi i tij është rruga e drejtë për integrim.

Është qenësore që negociatat, e sidomos takimi i 20 marsit të prodhoj një marrëveshje që krijon një situatë të re konstruktive në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, e sidomos një marrëveshje të qëndrueshme.

Qytetarët e Kosovës nga këto negociata sipas IKP-së presin avancimin e procesit të integrimeve evropiane, në veçanti liberalizimin e vizave dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizimit Asociimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)