19 Janar 2025

Zgjidhja për punëtorët e ish-Fabrikës së Tubave brenda dy ditëve

​Prishtinë, 16 mars - Punëtorët e ish- Fabrikës së Tubave të Çelikut-“ IMF” nga Ferizaj, janë duke vazhduar grevën para Qeverisë, duke kërkuar kështu zbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, të 17 dhjetorit 2010.

Sipas punëtorëve Qeveria dhe Agjencioni Kosovar i Privatizimit nuk po e ekzekutojnë këtë vendim, por ndryshe mendon kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili edhe të dielën i ka vizituar tendën para objektit të Qeverisë dhe Parlamentit, në të cilën po mbahet greva që nga 13 marsi.

Kryeministri Thaçi, ka deklaruar se e ka proceduar kërkesën në Kuvendin e Kosovës, dhe pret që nesër pasdite të mbahet seancë, apo më së largu të martën për të zgjidhur çështjen e këtyre punëtorëve.

Sipas kreut të ekzekutivit, Hashim Thaçi, çdo shtyrje është e panevojshme, e padrejtë dhe e pakuptimtë.
“Jam me ju, e kam nxjerrë vendimin e Qeverisë, nesër pres prej Kuvendit të Kosovës që krejt partitë politike aty ta votojnë, edhe ta fusin në rend ditës, mundësisht të mbahet seanca nesër pasdite ose më së largu të martën, edhe me u përmbyllë një herë e përgjithmonë kjo punë, Nuk kemi nevojë të qëndrojmë këtu, është torturë për ju, është padrejtësi ndaj jush, ndaj familjeve tuaja, dhe ndaj familjeve tuaja, ndaj të gjithëve. Jam i vendosur me kry sa më shpejtë që është e mundur këtë punë”, ka deklaruar kryeministri Thaçi.

Ali Shabani, kryetar i Këshillit Grevist të Ish-Punëtorëve të Fabrikës së Tubave të Çelikut “IMF” – Ferizaj, thotë se nuk do të ndërpresin grevën pa u marrë vendimi për respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Mirëpo çka është primare dhe esenciale e këtyre punëtorëve këtu dhe e afër 900 tjerëve, janë paret, duhet me ua qitë këtyne njerëzve a po kupton edhe jo pika-pika-pika, por konkretisht, se është ba tepër, është zmadhu kjo punë për së tepërmi, që nuk ka pasë nevojë sepse ekzistojnë mundësitë reale me bo këta. Prandaj, dhashtë Zoti nesër përfundon kjo punë, edhe na s’kem ma çka qëndrojmë këtu”, thotë Shabani.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka të bëjë me kompensim të borxhit prej siç thanë ata 25.6 milionë euro për 912 ish-punëtorët e fabrikës. Fabrika e Tubave të Çelikut në Ferizaj “IMK” ishte privatizuar me “spin–off special” nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.  (rtk)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)