Zgjidhen kryesuesit e veriut të Mitrovicës
Mitrovicë, 11 shkurt - Këshilltarët e Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, kanë zgjedhur kryesuesen e kuvendit me votim të fshehtë me ç\'rast fiutes ka dalë Ksenija Bozovic nga Iniciativa SDP e Oliver Ivanovicit.
Ndërsa Drejtor i Komisionit për Politika dhe Financa është zgjedhur Aleksandar Spiric nga Lista Srpska.
Vendimet e kuvendit komunal janë marrë me marrëveshje në mes këshilltarëve nga partitë serbe, duke përfshirë edhe SLS-në, ndërsa këshilltarët shqiptarë kanë mbajtur qëndrim neutral.
Menjëherë sapo është emëruar si kryesuese e kuvendit të Mitrovicës, Ksenija Bozovic, ka deklaruar se këshilltarët nga Iniciativa SDP do të bëjnë përpjekje të dëshmojnë se lideri i tyre, Oliver Ivanovic, është i pafajshëm.
Mbrëmjen e djeshme janë mbajtur seanca edhe në tre komunat e tjera me popullsi me shumicë serbe.
Kryesues i Kuvendit Komunal në Zubin Potok është zgjedhur, Nemanja Jaksic nga Lista Srpska, në Leposaviq, Zoran Todic, nga Lista Srpska, ndërsa në Zveçan, Darko Radovanovic nga Iniciativa SDP.