21 Janar 2025

Zgjedhjet, si zgjidhje e fundit

Prishtinë, 15 gusht - Përveç Vetëvendosjes dhe AKR-së, të cilat janë të gatshme për zgjedhje, asnjë nga subjektet tjera nuk është duke menduar për to. Zgjedhjet, sipas këtyre të fundit, shihen vetëm si zgjidhja e fundit.

PDK dhe blloku paszgjedhor, aktualisht janë duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të vazhduar më pas me krijimin e institucioneve.

Ndërsa deklarata e mëhershme e bllokut se do të konkurrojë me një listë të përbashkët nëse eventualisht shkohet në zgjedhje, tashmë është e kaluar.

Në një prononcim për gazetën, Hajredin Kuçi nga PDK, ka thënë se janë duke punuar që të ndërtojnë institucione të qëndrueshme legjitime sipas Kushtetutës, dhe se zgjedhjet janë zgjidhje e fundit.

“Ne punojmë qe të ndërtojmë institucione të qëndrueshme legjitime dhe sipas Kushtetutës. E gjithë kjo duhet të jetë në dobi të vendit dhe qytetarëve. Nëse zgjedhjet imponohen si zgjidhje, atëherë edhe në atë proces marrim pjesë, por kjo do të duhej të ishte zgjidhje e fundit”, ka thënë Kuçi.

I pyetur për mundësinë e koalicionit më Aleancën Kosova e Re, nëse eventualisht shkohet në zgjedhje, Kuçi ka thënë se ende nuk është diskutuar për këtë çështje. /Tribuna/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)