22 Janar 2025

Zgjedhjet si opsion për tejkalimin e bllokadës

Prishtinë, 24 shtator - Legjislatura e pestë e Kuvendit të Kosovës mund të jetë më e shkurta në jetëgjatësinë e saj.

​Deputetët e legjislaturës së kaluar, më 7 maj patën votuar për shpërndarjen e Kuvendit në mënyrë që t’i hapej rrugë zgjedhjeve të reja.

Të njëjtin fat mund ta kenë edhe deputetët e kësaj legjislature në mënyrë që t’i hapet rrugë zgjedhjeve të reja të cilat po shihen si opsion për tejkalimin e bllokadës.

Për analistin politik, Krenar Gashi, nëse vihet deri të pika kur të gjithë pajtohen se nuk mund të konsolidohen institucionet dhe nëse në asnjë mënyrë nuk mund të gjendet një zgjidhje politike, atëherë deputetët, sipas tij, duhet të mblidhen dhe të votojë shpërbërjen e tij.

“Nëse vijmë deri të pika kur të gjithë pajtohen se nuk mund të konsolidojmë institucionet, pra nëse në asnjë mënyrë nuk mund të gjendet një zgjidhje politike, atëherë Kuvendi duhet të mblidhet dhe të votojë shpërbërjen e tij, sikur që bëri në fillim të muajit maj dhe presidentja mund do t’i shpallë sërish zgjedhjet. Pra, zgjedhjet janë zgjidhje, natyrisht, por do duhej të ishin zgjidhja e fundit”, ka thënë Gashi.

 /Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)