19 Janar 2025

Zgjedhjet serbe agresion ndaj Kosovës

Prishtinë, 4 prill - Në bazë të zhvillimeve të deritanishme, shihet qartë që edhe kësaj radhe zgjedhjet për institucionet e Serbisë do të lejohen të mbahen edhe në Kosovë. Në parim, qytetarët e komunitetit serb në Kosovë, përderisa e kanë të garantuar dyshtetësinë, në një situatë të  raporteve normale në mes të dy shteteve, do të mund të merrnin pjesë në zgjedhjet e shtetit serb. 

Mirëpo, sa i përket zgjedhjeve konkrete të Serbisë në Kosovë, Lëvizja për Bashkim konsideron se mbajtja e tyre nuk duhet të lejohet në asnjë mënyrë.
 
Duke i anashkaluar pengesat juridike për mbajtjen e tyre, siç është mungesa e rregullativës ligjore për këtë çështje, ne konsiderojmë se arsyeja kryesore dhe e patejkalueshme për moslejimin e tyre është thellësisht politike.

Problemi thelbësor me këto zgjedhje të Serbisë në Kosovë ka të bëjë me raportin midis dy vendeve. Mënyra se si i trajton Serbia këto zgjedhje përbën agresion ndaj Kosovës. Ajo, këtë votim nuk e konsideron si votim i qytetarëve të vet jashtë shtetit por, duke vazhduar ta trajtojë Kosovën si pjesë të vet, e konsideron si votim të qytetarëve të saj brenda shtetit serb. Duke u nisur nga kjo, zgjedhjet, më tepër se mekanizëm politik për ndikimin në gjendjen në Serbi, sa i përket raportit të forcave atje, shfrytëzohen për të arritur qëllime politike të Serbisë ndaj Kosovës.

Duke pasur parasysh këtë, Lëvizja për Bashkim e kundërshton fuqishëm mbajtjen e këtyre zgjedhjeve serbe në territorin e Republikës së Kosovës për aq kohë sa shteti serb nuk e ndërron qasjen e tij agresive ndaj shtetit tonë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)