Zgjedhjet rrezikohen nga mungesa e marrëveshjes
Prishtinë, 28 gusht - Në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit që do të zhvillohen në të gjithë Kosovën duket se do të ketë pak pjesëmarrje nga ana e qytetarëve të Kosovës.
Kjo për arsyen e mos arritjes së një marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiq.
Edhe pse kanë biseduar për gati shtatë orë dy diplomatët nuk kanë arritur në një konkluzion për listat e votuesve që do të përdoren në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vend, shkruan Tribuna.
Në bazë të ligjit aktual të zgjedhjeve, partitë politike kanë afat më së largu deri më 4 shtator për t`u regjistruar në mënyrë që të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Ndërsa liderët aktualë paralelë të veriut mbajnë qëndrimin e mosmarrjes pjesë në zgjedhje deri në krijimin nga Beogradi të një liste unike të srbëve.
/Tribuna/