19 Janar 2025

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë nga mesi i 2014

Prishtinë, 3 dhjetor - Kosova nuk do të hyjë shpejt në zgjedhje nacionale. Mungesa e një reforme zgjedhore, angazhimet e shumta që ka qeveria aktuale në dialogun me Serbinë si dhe rezultati jo i dëshirueshëm i partive politike, kanë bërë që entuziazmi për zgjedhjet e jashtëzakonshme të bjerë, shkruan gazeta Express.

Kësisoj, kryeministri aktual i Kosovës Hashim Thaçi, do ta vazhdojë mandatin e plotë. Bllokimi i punës së Kuvendit të Kosovës për punën e shitjes së PTK-së dhe miratimin e buxhetit pati krijuar përshtypjen se vendi do të shkonte shpejt në zgjedhje të parakohshme nacionale, por entuziazmi ka rënë edhe te partitë pas rezultatit të marrë në zgjedhjet lokale.

Për angazhimet që duhen kryer para se të shkohet në zgjedhje nacionale, liderëve të partive politike u është tërhequr vërejtja në një takim që kanë pasur para disa ditësh me përfaqësues të ambasadave të huaja në vend, shkruan Tribuna.

Sipas të njëjtave burime, atyre aty u është kujtuar se nuk ka gjasa që Kosova të shkojë në zgjedhje nacionale pa e kryer reformën zgjedhore dhe ndërtimet kushtetuese të cilat do t\'i definonin ulëset e garantuara për komunitetet pakicë në Kosov. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)