Zgjedhjet nuk hiqen nga opsionet
Prishtinë, 10 shtator - Ngërçi politik që ka kapluar vendin tash e tre muaj, ka vetëm dy mundësi për tu tejkaluar.
E para do të ishte vazhdimi i seancës së 17 korrikut që pritet të mbahet më 12 shtator dhe arritja e një marrëveshje në mes palëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe më pastaj krijimi i qeverisë.
Opsioni i dytë që nga analistët po vlerësohet si më i pranueshëm është mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Të dyja këto opsione kanë mundësi të jetësohen në praktikë, por ajo që sipas analistëve politikë do ti rikthente legjitimitetin subjekteve politike janë mbajtja e një palë zgjedhjeve të reja.
Ata vlerësojnë se përkundër një procesi zgjedhor i cili përgjithësisht ka shkuar mirë, rezultati final i tij ende nuk po shihet në terren.
Për analistin Armend Muja, dalja nga kjo situatë kërkon maturi politike e institucionale, gjë e cila sipas tij tani vështirë që mund të arrihet, pikërisht për shkak të mungesës së kësaj pjekurie institucionale.
/Tribuna/