Zgjedhjet nuk do mbahen më 20 tetor
Prishtinë, 21 qershor - Bisedimet që po zhvillohen në Bruksel mes Serbisë dhe Kosovës, kanë bërë që presidentja e vendit Atifete Jahjaga mund të mos vendos si datë për mbajtjen e zgjedhjeve 20 tetorin.
Datë, e cila ishte paralajmëruar gjatë takimit me shefin e BE-së në Prishtinë Samuel Zbogar, duke bërë që e vetmja zgjedhje të jetë data 27 tetor. Ndërkohë që për të shkuar vendi në zgjedhje ajo duhet të vendosë për datën e zgjedhjeve brenda kësaj jave, shkruan Tirbuna.
Sipas zëdhënësit të saj, Arbër Vllahiu ka thënë se marrëveshja e arritur në Bruksel parasheh edhe mbajtjen e zgjedhjeve komunale duke përfshirë edhe katër komunat në veri të territorit të Kosovës.