18 Janar 2025

Zgjedhjet në veri do të kalojnë sipas standardeve ndërkombëtare

Prishtinë, 13 nëntor - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në mbledhjen e sotme të qeverisë ka shprehur besimin e thellë se përsëritja e zgjedhjeve më 17 nëntor në tri qendra të votimit në veri të Mitrovicës do të jetë sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Në hajpje të mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se procesi elektoral i zgjedhjeve lokale ka hyrë në përfundim të fazën së parë.
 
“Më datën 17 në tri qendra votimi që do të ketë rivotim, përgatitjet janë duke u bërë maksimale dhe kam besim të plotë se i tërë ky proces do të kalojë sipas standardeve ndërkombëtare.

"Është një përkushtim i spektrit politik, i gjithë faktorit ndërkombëtar, i monitoruesve edhe vendor edhe ndërkombëtar, një angazhim edhe i shoqërisë civile, por është edhe një zotim i qytetarëve për një pjesëmarrje edhe më masive, në mënyrë që definitivisht t’i kemi liderët legjitim edhe në veri në katër komunat, ku deri më tani nuk kemi organizuar zgjedhje të lira për shkak të rrethanave që kanë qenë atje”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i japë mbështetje të vazhdueshme Komisionit Qendror Zgjedhor në çdo kërkesë të saj që i drejtohet Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kështu që, jam me shpresë dhe besim të plotë që ky proces do të përmbyllet mirë edhe më 17 nëntor, në mënyrë që të hapet faza tjetër, ajo përfundimtare e 1 dhjetorit” është shprehur kryeministri në fjalën e tij të hapjes së mbledhjes,.

“Kam besim të plotë se tërë ky proces do të kalojë sipas standardeve më të larta evropiane. Është një përkushtim i spektrit politik, i gjithë faktorëve ndërkombëtarë, i monitoruesve vendorë e ndërkombëtarë, po ashtu edhe një zotim i qytetarëve për një pjesëmarrje edhe më masive në mënyrë që definitivisht t’i kemi liderët legjitim edhe në veri”, u shpreh Thaçi.

Kreu i Qeverisë e vlerësoi lart rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve në katër komunat në veri, për faktin se deri më tani nuk ka pasur zgjedhje në këtë pjesë, për shkak të rrethanave, ndërsa theksoi se pret që procesi i zgjedhjeve lokale të përmbyllet me sukses.

“Qeveria e Kosovës do t’i jep mbështetje KQZ-së në çdo kërkesë që i drejtohet Qeverisë, kështu që jam me shpresë që ky proces do të përmbyllet mirë edhe më 17 nëntor, për t’i hapur rrugë fazës përmbyllëse, asaj të 1 dhjetorit”, tha ai.

Javën e kaluar KQZ-ja miratoi rekomandimin e Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve për anulimin e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit për vendvotimet në tri qendra të votimit në komunën e Mitrovicës veriore për shkak të dëmtimit të materialit zgjedhor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)