20 Janar 2025

Zgjedhjet në qershor, rrezik për manipulime

Prishtinë, 6 maj - Shkuarja në zgjedhje parlamentare në qershor mund të mos prodhojë zgjedhje të lira dhe demokratike. Partitë politike ende nuk e kanë miratuar ligjin e ri, e cila mund të shihet një mundësi që manipulimi i votave të ripërsëritet.
 
Ish-anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Fadil Maloku mendon se KQZ ka kapacitete politike për të përgatitur zgjedhjet për qershor, por se nuk ka kapacitete teknike. Ai për “Epoka e Re”, ka thënë se nëse zgjedhjet mbahen në qershor, do të ketë dilema “për manipulime dhe mundësi të vjedhjes së votave”.

“KQZ-ja ka kapacitete politike, por nuk ka kapacitete teknike për t’i mbajtur zgjedhjet parlamentare në qershor. Tjetër është që subjekteve politike kryesore në Kosovë u konvenon që në zgjedhje të hyjnë pa ligj të ri dhe pa ndryshime të cilat atyre ua ruajnë edhe më tej privilegjet. Por, përveç privilegjeve, atyre ua mundësohet të hapet sërish mundësia e vjedhjes industriale të votove”, tha ai.

“Kështu që, zgjedhjet parlamentare edhe mund të mbahen në muajin qershor, por do të ketë dilema të mëdha dhe dyshime për ripërsëritje të vjedhjeve, të keqpërdorimeve dhe manipulimeve të ndryshme”, theksoi Maloku.

Edhe, ish-kryeshefi i KQZ-së, Mazllum Bajraliu dyshon se zgjedhjet në qershor mund të prodhojnë zgjedhje të mira. Ai thotë se pa reformë zgjedhore zgjedhjet mund të mos jenë të mira. E për këtë gjë, ja u lë fajin partive politike.

“Unë kam frikë se nuk mund të përgatiten zgjedhjet në qershor, sepse vetë drejtuesit e KQZ-së e kanë pranuar një gjë të tillë dhe për fatin se reforma zgjedhore elektorale nuk është bërë.\"

\"Subjektet politike e kanë përgjegjësinë që nuk kanë bërë asgjë për të pasur një reformë të mirëfilltë të legjislacionit zgjedhor,të procesit zgjedhor dhe të sistemit zgjedhor, në mënyrë që të kemi zgjedhje të përgatitura mirë dhe të suksesshme”, ka thënë Bajraliu për “Epoka e Re”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)