Zgjedhjet në pranverën e vitit 2014
Prishtinë, 5 nëntor - Zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale në Kosovë do të mbahen në pranverën e vitit 2014.
Sipas Klan Kosovës për këtë janë pajtuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shala.
Sipas të njëjtave burime, zgjedhjet lokale të parapara për fundvitin e ardhshëm janë shty për 6 muaj.
Të tre liderët janë pajtuar që presidentja Atifete Jahjaga të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2014. Gjithashtu mësohet që është bërë marrëveshja që pasardhësi i Jahjagës të zgjidhet në Kuvend dhe jo me vota të drejtpërdrejta.