Zgjedhjet në PDK përfundonjë brenda 90 ditësh
Prishtinë, 6 nëntor - Procesi zgjedhor në Partinë Demokratike të Kosovës pritet të përfundojë brenda 90 ditësh.
E në këtë drejtim ka një mobilizim të jashtëzakonshëm për një organizim të këtyre zgjedhjeve.
PDK-së pritet ti bashkohen edhe shumë personalitete publike, ka thënë anëtari PDK-së, Basri Musmurati për gazetën Epoka e Re.
Kjo parti do të themelojë degën në komunën e Leposaviqit dhe të Kllokotit.
Pas këtyre zgjedhjeve do të ketë program të ri. Edhe në zgjedhjet e ardhshme komunale edhe parlamentare PDK-ja nuk do të ketë konkurrencë ka thënë ai.