Zgjedhjet në PDK ishin Fair Play
Prishtinë, 26 janar - Koordinatori i zgjedhjeve në PDK, Basri Musmurati, i cili për tre muaj ka udhëhequr procesin e brendshëm zgjedhor të partisë, ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet që të shtunën ti filloj punimet Kongresi Zgjedhor i PDK-së.
Ai ka thënë se zgjedhjet në PDK kanë kaluar nëpërmjet një gare të fortë. Musmurati ka bërë me dije se tash, në mungesë të mospjesëmarrjes së Jakup Krasniqit, punimet e Kongresit do ti japë njëri prej nënkryetarëve aktualë.
Unë kam pasur dëshirë që Jakup Krasniqi të jetë i pranishëm në punimet e Kongresit Zgjedhor. Ai është themeluesi i PDK-së, ka thënë Musmurati për Epokën e Re.