17 Maj 2024

Zgjedhjet në PDK anashkalojnë Krasniqin

Prishtinë, 17 dhjetor - Zgjedhjet në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë anashkaluar një nga figurat kyçe të kësaj partie, Jakup Krasniqi.

Krasniqi si një ndër themeluesit e kësaj partie dhe aktualisht me postin e dytë si  sekretar i përgjithshëm i PDK, ditëve të fundit nuk është parë në asnjë nga kuvendet zgjedhore të degëve të kësaj partie nëpër Kosovë.

Një anëtar i PDK-së ka theksuar për agjencinë e lajmeve INA se kjo që po ndodhë është një pasqyrë e qartë se dikush po dëshiron dikë ta linçojë nga PDK-ja.

“Çfarë zgjedhje janë këto kur nuk ke sekretarin e përgjithshëm  nëpër degë dhe kur dihet se pikërisht sekretari gjeneral është figura organizative dhe relevante në një parti sa i përket organizimit dhe mbarëvajtjes se procesit zgjedhor brendapartiak.\"

\"Kjo shihet qartë se janë tendencat dhe skenaret për të qëruar hesape me grupe rivale brenda për brenda. Por kjo nuk është në të mirë dhe do të jetë fatale”, ka theksuar anëtari i PDK-së për agjencinë e lajmeve INA.

Krasniqi ditëve të fundit nuk ka folur mbi mosparaqitjen dhe aktivitetet e tij në zgjedhjet nëpër degët e PDK-së. 

Nënkryetari i parë i PDK-së, Fatmir Limaj, si një nga figurat kyçe të kësaj partie, nuk ka arritur që të jetë pjesë e procesit zgjedhor.

Në zgjedhjet partiake të PDK janë lëshuar mesazhe për përforcimin e radhëve partiake dhe prurje të reja, ndërsa janë hedhur poshtë zërat për përçarje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)