Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen vitin tjetër
Prishtinë, 4 tetor - Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi bën të ditur, se subjektet politike në vend kanë rënë dakord që të mos zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme brenda këtij viti.
Sipas tij, ato do të zhvillohen në një kohë të përshtatshme që parashihet edhe në Kushtetutë.
Krasniqi thekson për KTV-në, se data e zgjedhjeve do të përcaktohet pas konsultimeve me të gjitha partitë politike në vend.
Lidhur me fillimin e bisedimeve me Serbinë, ushtruesi i detyrës së Presidentit shprehet se ato mund të nisin pas zhvillimit të zgjedhjeve.