18 Janar 2025

Zgjedhjet mund të rrezikohen

Prishtinë, 22 tetor - Shefja e Zyrës Administrative në Veri, Adriana Hoxhiq, ka thënë se veriu i Kosovës është i pasigurt për të lëvizur lirshëm, aq më pak për të bërë fushatë zgjedhore. Sipas saj, këtë pasiguri janë duke e shkaktuar strukturat radikale.

Hoxhiq ka thënë se nëse institucionet vendore dhe ndërkombëtare nuk ndërmarrin ndonjë veprim mund të rrezikohen zgjedhjet në veri.

 

“Nëse nuk ndryshohet dhe trajtohet si duhet gjendja aktuale mund të rrezikohen zgjedhjet demokratike”, është shprehur Hoxhiq, duke shtuar se qytetarët e veriut janë duke u përballur me presione të vazhdueshme për të mos dalë në zgjedhje.

 

Duke iu referuar deklaratës së Daçiqit për përkrahjen e Listës Unike Serbe, Hoxhiq ka thënë se një deklaratë e tillë i dëmton të gjitha parimet e demokracisë.

 

Hoxhiq, në një intervistë për “Epokën e re”, ka thënë se këtë pasiguri janë duke e shkaktuar strukturat radikale të cilat veprojnë në veri të Kosovës.

 

“Një logjikë e thjeshtë na dërgon në atë drejtim se strukturat radikale së bashku me ato kriminele qëndrojnë prapa këtyre sulmeve”, ka deklaruar Hoxhiq.

 

Në këtë kontekst, Hoxhiq ka thënë se këto struktura radikale janë duke tentuar t’i frikësojnë qytetarët e veriut për të mos dalë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

 

“Nëse vazhdohet me shpërthime dhe me presione, rrezikohet që në votime të dalin një numër i vogël i qytetarëve në veri të Mitrovicës. Jam duke bërë përpjekje ta sensibilizoj faktorin vendor dhe ndërkombëtar për gjendjen e cila mbretëron aktualisht në veri. Po ashtu, për çdo ditë marr informata nga qytetarët për presione të ndryshme”, është shprehur Hoxhiq, duke shtuar se individë të caktuar janë duke lobuar të dështojnë këto zgjedhje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)