16 Janar 2025

Zgjedhjet lokale mund t’i kushtojnë me shkarkim Jahjagës

Prishtinë, 14 shkurt - Do të ishte jokushtetues çfarëdo vendimi i presidentes Atifete Jahjaga, qoftë për të shtyrë mandatin aktual të strukturave komunale, apo për të shkurtuar mandatin e qeverisjes qendrore, kanë thënë juristë e njohës të legjislacionit zgjedhor. Për efekt, vendimi do të prodhonte dorëheqjen e presidentes.

Prej kohësh zyrtarë të subjekteve politike kanë proklamuar idenë që data e zgjedhjeve për kryetarë komunash dhe për asamblistë komunalë të shtyhet për gjashtë muaj, që nënkupton deri në pranverën e vonë të 2014-s, shkruan “Koha Ditore”.

Paralelisht kësaj, edhe data e zgjedhjeve parlamentare të caktohej në të njëjtën ditë, duke shkurtuar për gjysmë viti mandatin e legjislaturës aktuale, por edhe të Qeverisë. Zyrtarët shtetërorë kanë thënë se lëvizja e datës së zgjedhjeve për gjashtë muaj nuk përbën shkelje.

Por një profesor i së drejtës kushtetuese që ka folur për gazetën në kushte anonimiteti ka thënë se vendimi për të lëvizur mandatin do të përbënte shkelje të aktit më të lartë juridikë në vend.

“Tashmë kemi një precedent dhe ai nuk mund të ndërrohet lehtë. Gjykata Kushtetuese e ka dhënë një verdikt për punën e mandatit të presidentes dhe çfarëdo gjykimi tjetër i kësaj natyre do të kishte epilogun e njëjtë. Sot e mot është jokushtetuese ndërprerja apo zgjatja e mandatit me dekret të secilit që zgjidhet”, ka thënë ky ekspert kushtetues.

Gjykata kushtetuese e ka gjykuar për antikushtetues një amendament të sponsorizuar nga Kuvendi, me të cilin i shkurtohej mandati presidentes Jahjaga. Në arsyeshmërinë e aktgjykimit, Kushtetuesja ka thënë se norma që mëtohej të fuqizohej cenonte liritë dhe të drejtat e njeriut, të mishëruara në kapitullin e dytë të Kushtetutës.

Bazuar në kalendarin zgjedhor, mandati i strukturave komunale u skadon në vjeshtën e sivjetme, kurse atyre qendrore në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)