17 Janar 2025

Zgjedhjet lokale mbahen me 20 ose 27 tetor

Prishtinë, 14 qershor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Znj. Atifete Jahjaga, priti sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë, zotëri Samuel Zbogar, me të cilin bisedoi për procesin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat sipas ligjit aktual duhet të mbahen përfundimisht deri më datën 15 dhjetor.

Ndërsa sipas marrëveshjes të arritur në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic, zgjedhjet për 4 komunat në veri të Kosovës, Leposavic, Zubin Potok, Zvecan dhe Mitrovicë e Veriut, duhet të mbahen brenda muajit tetor.

Presidentja Jahjaga theksoi se zgjedhjet komunale duhet të mbahen në gjithë territorin e Republikës së Kosovës në të njëjtën kohë, sepse kështu jepet mesazhi më i mirë për të gjithë qytetarët, ndërsa për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës theksoi se është i domosdoshëm angazhimi dhe përkrahja e OSBE-së.

Zbogar e shprehu qëndrimin se zgjedhjet duhet të jenë të drejta, të lira dhe të ndershme dhe të kenë pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve dhe me këtë premtoi ndihmën e OSBE-së dhe angazhimin konkret.

"Për të respektuar marrëveshjen e arritur në Bruksel mbeten datat 20 dhe 27 tetor si data të mbajtjes së zgjedhjeve komunale në gjithë territorin e Republikës së Kosovës", thuhet në një njoftim për media nga Presidenca.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)