19 Janar 2025

Zgjedhjet janë zgjidhja!

Prishtinë, 11 prill - Deklaratë e përbashkët e personaliteteve dhe organizatave shqiptare në Suedi: Zgjedhjet janë zgjidhja!.

Duke marrë parasysh krizën politike në vend pas nënshkrimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe dhe atë për Demarkacionin me Malin e Zi;

duke marrë parasysh shprehjen e vullnetit të më shumë se 205.000 qytetarëve të Kosovës kundër këtyre marrëveshjeve përmes peticionit;

duke marrë parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese që sqaron se marrëveshja për AKS i ka shkelë 23 nene të Kushtetutës së Kosovës;

duke marrë parasysh protestat e mëdha gjithëpopullore të Opozitës së Bashkuar dhe Shoqërisë Civile;

duke marrë parasysh se nga muaji gusht i vitit të kaluar e deri tash janë arrestuar rreth 350 aktivistë dhe deputetë të opozitës;

Ne, organizatat shqiptare me veprim në Suedi, gazetarë, profesorë, studentë, ish të burgosur dhe aktivistë politikë, etj. kërkojmë nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës që t’i shpallin zgjedhjet e reja në vend, në mënyrë që të dalim nga kjo krizë politike.

Ne konsiderojmë që zgjedhjet e lira demokratike, janë zgjidhja e vetme për të dalur nga kriza. Mosshpallja e zgjedhjeve të parakohshme rrezikon ta tensionoj vendin edhe më shumë.

Vendi ynë nuk ka kohë për të humbur. Ky lloj i qeverisjes duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Vetëm gjatë vitit të kaluar, mijëra qytetarë e lëshuan Kosovën për shkak të kushteve të rënda ekonomike. Kosovës i duhet një qeverisje e re, e cila tërë potencialin e saj e drejton tek zhvillimi ekonomik i vendit e jo tek bisedimet me Serbinë.

Nënshkruesit e deklaratës:

    Alban Jashari, student në studimet master në universitetin e Malmös
    Avdi Islami, shef i kanalit televiziv lokal në Växjö
    Bajram Berisha, kryetar i shoqatës “Nëna Terezë” në Gislaved
    Behar Topilla, i mbijetuari i vetëm i masakrës së Çikatovës së Vjetër
    Besnik Gashi, afarist
    Blerta Hoti (S), këshilltare politike e eurodeputetëve socialdemokrat në Parlamentin Evropian
    Burim Gashi, ish ushtar i UÇK-së
    Doruntina Ajeti, studente në universitetin e Lundit
    Dukagjin Berisha, stomatolog
    Edona Hoxha, studente në universitetin e Malmös
    Fadil Ibrahimi (S), anëtar i kryesisë së Rinisë Socialdemokrate në Dalarna
    Fadile Regjepi – Bexheti, profesoreshë e gjuhës angleze dhe politologe
    Fortesa Uka, inxhiniere për planifikim urbanistik
    Frashër Oseku, invalid i UÇK-së në Kosovë dhe ish ushtar i UÇK-së në Maqedoni
    Gëzim Bekteshi, punëtor social, veprimtar politik
    Ilir Kalorësi (S), aktivist në Partinë Socialdemokrate në Malmö
    Islam Islami, shef i ekonomisë në shoqatën MKEF Växjö
    Jahja Zeqiraj (S), kryetar i Komitetit për patundshmëri në Komunën e Göteborgut dhe kryetar i rajonit Västra Hisingen
    Lidhja e shoqatave shqiptare ”Iliria” në Suedi
    Lirije Latifi (S), aktiviste në Partinë Socialdemokrate në Malmö
    Lutfi Zuta (MP), Partia e Ambientit, nënkryetar i parë i rajonit Öster Malmö
    Murat Koci, kryeredaktor i Revistës kulturore-informative ”Besa”
    Naim Dreshaj, ish ushtar i UÇK-së
    Naim Manxhuka, jurist
    Nuha Zullufi, arsimtar i gjuhës shqipe në Suedi
    Dr. Shaqir Shaqiri, ish shef i Zyrës së Kosovës për Skandinavi
    Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Suedi
    Rushit Arifi, specialist i syve
    Sc. Sabri Mehmeti, sekretar i shoqatës ”Ardhmëria” në Kristianstad
    Shemsi Sopaj, kryetar i shoqatës \"ALBA\" në Lessebo
    Shoqata e gruas ”Eleonora”, Malmö
    Shpend Salihu, ish ushtar i UÇK-së
    Shqiptar Oseku, shkrimtar
    Urim Azemi, jurist
    Veton Çekaj, kryetar i shoqatës ”Ardhmëria” në Kristianstad
    Xhafer Balaj, kryetar i shoqatës \"Liria\" në Växjö
    Astrit Gashi, gazetar në Suedi
    Kamer Elezaj, veprimtar politik, përkthyes i autorizuar
    Ismail Golaj, mësues i gjuhës suedeze
    Ullmar Qvick, albanolog dhe përkthyes
    Samka Nimani Qvick, arsimtare e historisë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)