20 Janar 2025

Zgjedhjet janë tregues se Kosova është në rrugë të sigurt euroatlantike

Prishtinë, 24 qershor - Zëvendës kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot në selinë e partisë, Ambasadoren jorezidente të Mbretërisë së Belgjikës për Kosovën, Zonjën Anick Van Calster, Shefin e Misionit diplomatik në Kosovë, Pascal H. Gregoire dhe zëvendës shefin e misionit, Jean-François Brackman. Me këtë rast u diskutua për zhvillimet në vend, organizimin e fushatës cilësore elektorale dhe zgjedhjeve të suksesshme nacionale, që ishin ndër më të mirat në rajon.

Jemi krenar me organizimin e zgjedhjeve nacionale që ishin më të mirat në rajon, të cilat dhanë mesazhin edhe për të ardhmen e vendit në mandatin e ardhshëm duke synuar që subjektet politike të ndërtojnë institucione edhe më të fuqishme për sendërtimin e programeve qeverisëse të parashtruara para elektoratit në fushatën zgjedhore, për zhvillim ekonomik, tërheqjen e investitorëve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, theksoi Veseli.

Ambasadorja Calster çmoi lartë përkushtimin e faktorëve politikë në Kosovë për zgjedhje të suksesshme nacionale duke qenë argument i stabilitetit të Republikës së Kosovës dhe cilësisë së institucioneve të saj demokratike.

Në takimin Veseli-Calster u tha se rezultatet e zgjedhjeve nacionale dhanë mesazhin e qartë për të ardhmen e vendit, se Kosova është në rrugë të sigurt euroatlantike, për institucione edhe më të fuqishme, tërheqjen e investitorëve, zhvillim ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës si dhe kahet e zhvillimit të PDK-së në vijim të dekadës.

Pas takimit, Veseli dhe Ambasadorja Calster u deklaruan edhe para medieve rreth takimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)