Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 13 shkurt
Prishtinë, 15 tetor - Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi ka shpallur sot vendimin sipas të cilit zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës do të mbahen më 13 shkurt 2011.
Vendimi është marrë duke u bazuar në nenin 90 dhe në nenin 84 pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 4 pika 3 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, si dhe me marrëveshje me partitë politike dhe Komisionin Qendror Zgjedhor.
Me vendim udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës ti ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, në përputhje me këtë vendim dhe ligjin në fuqi.