Zgjedhjet e në PDK, shkelet statuti i partisë në Drenas
Prishtinë, 14 janar - Pas zgjedhjes së katër drejtorëve të shkollave si anëtarë të kryesisë së re të PDK-së, Beslim Zogaj, njëri nga kandidatët për kryetar të degës së PDK-së në Drenas është shprehur se gjatë zgjedhjeve është shkelur statuti i partisë.
Sipas tij në nenin 8 të Ligjit të Shërbyesve Civil ata nuk kanë drejtë të konkurrojnë dhe të jenë pjesë e strukturave partiake.
Janë gjithsej pesë drejtorë të shkollave që janë zgjedhur në kryesi, por ata kanë kandiduar. Por sigurisht në ndërkohë do ta shikojnë pozicionin e tyre dhe pastaj besoj se do zgjedhin ndërmjet drejtorit dhe anëtarit të kryesisë. Sigurisht ata e dinë dhe e kanë menduar. Unë personalisht nuk kamë biseduar me ta, ka thënë Zogaj.
Burime te Tribuna Shqiptare, brenda Këshillit Drejtues kanë thënë se parregullsi të shumta kanë ndodhur gjatë asaj dite në Drenas dhe se statuti i partisë është shkelur në disa raste.