Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Rahovec më 21 nëntor
Prishtinë, 15 tetor - Më 21 nëntor do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për ta zgjedhur kretarin e ri të Rahovecit tha Jakup Krasniqi pasi u dakordua me të gjitha partitë politike.
Edhe pse ka qenë kryesisht në rend të ditës të bisedohet për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Rahovecit, biseduam pak edhe për zgjedhjet e përgjithshme. Për juve dhe përmes jush opinionin e njoftoj se zgjedhjet në Komunën e Rahovecit do të mbahen më 21 nëntor 2010.
Për zgjedhjet e përgjithshme nuk i patëm të gjitha subjektet politike që ishin të nevojshme, do të përpiqem që më së largu në ditët e para të javës së ardhshme ta kemi edhe datën për zgjedhjet e përgjithshme, të cilat do të mbahen tash në muajin shkurt dhe atë diku 13 ose sot më shumë ishte e lakuar 20 shkurti. Këto janë datat e mundshme të shpallen zgjedhjet e përgjithshme, besoj që edhe për këtë shpejt do të njoftoheni edhe ju edhe opinioni, shtoi ai.