17 Janar 2025

Zgjedhjet e 3 nëntorit të papranueshme për serbët veriut

Mitrovicë, 16 gusht - Përfaqësuesit e të ashtuquajturit Kuvendi i Përkohshëm i Kosovës të cilën serbët e kanë krijuar megjithë kundërshtimin e Beogradit zyrtar, kanë vendosur që zgjedhjet lokale të Kosovës janë të pa pranueshme, sepse siç thuhet janë “në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e Serbisë dhe rezolutën 1244”.

Në vendimin që është arritur njëzëri, thuhet se ”zgjedhjet lokale të 3 nëntorit janë emëruar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga janë në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës”, diçka që për ta është e papranueshme.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë i kishte ftuar serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit. Thaçi ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)