Zgjedhjet e 3 nëntorit monitorohen nga 7 mijë vëzhgues

Prishtinë, 20 korrik - Koalicioni i OJQ-ve "Demokracia në Veprim" do të angazhojë mbi 7 mijë monitorues në të gjitha komunat e Kosovës për zgjedhjet komunale që do të mbahen më 3 nëntor.
Ismet Kryeziu, dretor Ekzekutiv i KDI-së, ka thënë se në "Demokracia në Veprim", kësaj radhe janë të bashkuara 70 OJQ nga të gjitha komunat e Kosovës, me përfaqësuesit e të cilave tash e një muaj po organizohen edhe trajnime,ndërkaq që po punohet edhe në vetëdijësimin e qytetarëve për kompetencat,të drejtat dhe rëndësinë që kanë ata si votues në zgjedhjet komunale.
Ai ka thënë se "Koalicioni në Veprim" do ta monitorojë me përpikmëri fushatën zgjedhore dhe koston e saj, procesin zgjedhor në ditën e votimit si dhe do të bëjë raportin për zgjedhjet.