Zgjedhjet e 12 dhjetorit një hap përpara drejtë demokracisë
Prishtinë, 30 nëntor - Ministri Rexhepi priti në një takim Bjorn von Sydow, raportues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Në këtë takim u diskutua për procesin zgjedhor dhe për mbarëvajtjen e tyre.
Ministri Rexhepi e njoftoi Bjorn von Sydow, lidhur me punën e bërë në pastrimin e bazës së të dhënave të regjistrit qendror civil nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Në të njëjtën kohë, ministri Rexhepi e njoftoi edhe me përgatitjet e bëra nga ana e Policisë së Kosovës për zbatimin e Planit Operativ me qëllim të ofrimit të një ambienti të qetë dhe të sigurt në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve.
Në anën tjetër Bjorn von Sydow e përgëzoi ministrin Rexhepi për kontributin e ofruar në këtë drejtim duke ndarë vlerësimin e përbashkët, se zgjedhjet e 12 dhjetorit do të shënojnë edhe një hap përpara drejtë konsolidimit të demokracisë në vend, duke i përmbushur standardet ndërkombëtare.