Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit edhe me votim të fshehtë
Prishtinë, 8 shtator - Partisë Demokratike të Kosovës, si fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit, i është ngushtuar hapësira për gjetjen e një zgjidhjeje për formimin e institucioneve të reja.
Burime të gazetës brenda kësaj partie nuk e mohojnë se janë në krizë të gjetjes së partnerëve qeverisës, por pohojnë se ende kanë shpresa për gjetje të një zgjidhjeje për seancën e 12 shtatorit.
Një nga skenarët që ka ditë që është duke e u përfolur dhe ende vazhdon të mbetet në lojë, sipas tyre, është imponimi i votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit.
Ne jemi të bindur se shumë nga deputetët e Bllokut, po të votonin sipas vullnetit të tyre, do ta votonin kandidatin tonë, jo pse e pëlqejnë, por për faktin se nuk dëshirojnë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje, ka thënë një zyrtar i lart i PDK-së.
Por, skenari i votimit të fshehtë është vështirë i realizueshëm për faktin se për ndryshim të formës së votimit duhet mbështetja e shumicës parlamentare. Në atë votim, që praktikisht do të ishte elektronik, do dihej se kush e mbështet votimin e fshehtë.
/Tribuna/