Zgjedhet kabineti qeveritar i Mustafës
Prishtinë, 9 dhejtor - Deputetët e Kuvendit të Kosovës ia kanë besuar Isa Mustafës, udhëheqjen e Qeverisë për mandatin e ardhshëm, e cila sipas tij do të orientohet në zhvillimin ekonomik.
Gjithashtu Mustafa tha se do të angazhohet në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe luftimin e ekstremizmit.
Qeveria e udhëhequr nga Mustafa mori besimin e 73 deputetëve, 38 të tjerë votuan kundër dhe 2 abstenuan.
Isa Mustafa, kryeministër
1. Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm
2. Kujtim Shala, zëvendëskryeministër dhe ministër i Kulturës
3. Branimir Stojanoviq, zëvendëskryeministër
4. Mahir Jagxhillar, ministër i Administratës Publike
5. Lubomir Mariq, ministër i Pushtetit Lokal
6. Arsim Bajrami, ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë
7. Valon Murati, ministër i Diasporës
8. Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë
9. Abdullah Hoti, ministër i Financave
10. Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik
11. Bekim Çollaku, ministër i Integrimeve Evropiane
12. Haki Demolli, ministër i FSK-së
13. Aleksandër Jabllanoviq, ministër për Komunitete dhe Kthim
14. Ferid Agani, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
15. Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale
16. Edita Tahiri, ministër pa Portofol
17. Rasim Demiri, ministër pa Portofol
18. Memli Krasniqi, ministër i Bujqësisë
19. Skender Hyseni, ministër i Punëve të Brendshme
20. Imet Rrahmani, ministër i Shëndetësisë
21. Hikmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë
22. Lutfi Zharku, ministër i Infrastrukturës