19 Janar 2025

Zgjatet afati për hyrjen në Kroaci të kosovarëve me viza Schengen

Prishtinë, 25 dhjetor - Qeveria e Republikës së Kroacisë ka njoftuar Qeverinë e Republikës së Kosovës për vendimin për zgjatjen e afatit për hyrjen në territorin e Kroacisë, të qytetarëve të Kosovës që posedojnë vizë Schengen.

Sipas këtij vendimi, qytetarëve të Republikës së Kosovës që posedojnë vizë Schengen me dy ose më shumë hyrje si dhe për qytetarët e Kosovës që kanë leje qëndrim në ndonjërin vend të Schengen-it nuk do t’u kërkohet vizë për të hyrë në territorin e Republikës së Kroacisë.

Si rezultat i angazhimit të MPJ-së në krye me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, viteve të fundit është fuqizuar bashkëpunimi dhe shkëmbimet e gjithanshme ndërmjet Republikës së Kosovës me Republikën e Kroacisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)