15 Janar 2025

Zëvëndëspresidenti amerikan viziton Malin e Zi

Podgoricë, 1 gusht - Zëvëndëspresidenti amerikan Mike Pence mbërriti sot pasdite në Mal të Zi, në vazhdim të turit të tij në Evropë. Vizita e zotit Pence synon të theksojë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë për një qeverisje të mirë, reformat politike dhe shtetin e së drejtës.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence thotë se masat diplomatike që ka marrë Rusia në përgjigje të sanksioneve të reja amerikane nuk do të ndikojnë tek përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj sigurisë për vete dhe aleatët e tyre. Pence i bëri komentet në Gjeorgji, një ndër ndalesat në kuadër të turneut të tij në tre vende aleate:

Nënpresidenti Pence thotë se turneu i tij është një sinjal i qartë i mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për vende që kanë përqafuar vlerat e Perëndimit.

“Presidenti Trump më ka dërguar në këtë turne me një mesazh shumë të qartë për vendet baltike, për popullin gjeorgjian dhe më pas për Malin e Zi, se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë përkrah vendeve liri-dashëse në botë. Dhe ashtu siç e ka thënë presidenti, këtë do ta bëjmë jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra”, tha ai.

Nënpresidenti amerikan foli edhe për sanksionet e reja që ka miratuar Kongresi si ndëshkim ndaj Rusisë. Zoti Pence tha se sanksionet e reja që do të hyjnë në fuqi së shpejti, sapo të marrin firmën e Presidentit Trump, dërgojnë një “mesazh shumë të qartë” se veprimet e Rusisë në Ukrainë dhe mbështetja që Moska u jep Iranit dhe Sirisë “duhet të ndryshojnë”.

“Që të ketë ndryshime në marrëdhënien tonë me Rusinë, Rusia duhet të ndryshojë sjelljen. Me këto sanksione, me praninë time këtu, me afirmimin e fuqishëm që u bëri presidenti objektivave dhe vlerave të aleancës sonë me Perëndimin, shpresojmë se do të përparojmë drejt marrëdhënieve më të mira dhe një të ardhmeje më të mirë dhe një bote më paqësore”.

Moska u është përgjigjur sanksioneve të reja duke urdhëruar reduktimin në masën 60% të personelit diplomatik e teknik në misionet diplomatike amerikane në Rusi.

Përveç urdhrit për reduktimin e personelit në ambasadë dhe në tre konsullata amerikane në Rusi, Moska ka konfiskuar edhe dy objekte të Shteteve të Bashkuara – një kompleks pushimi në dalje të kryeqytetit rus dhe një magazinë.

Nga Gjeorgjia nënpresidenti Pence shkoi sonte në Mal të Zi, vendi më i ri anëtar i NATO-s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)